BQK-ja, Petkoviqi e Lajçaku: Nis takimi trepalësh në Bruksel për dinarin serb
Radio Evropa e Lirë raporton se ka nisur takimi trepalësh për çështjen e dinarit serb në Bruksel.
Sipas REL-it, pas takimeve të ndara, tash në Bruksel po zhvillohet një takim i përbashkët mes ekspertëve të Koosvës dhe Serbisë, i cili takim po lehtësohet nga Miroslav Lajçak, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Pra aktualisht çështja e dinarit po diskutohet nën ndërmjetësimin e Lajçakut nga Banka Qendrore e Kosovës dhe Banka Popullore e Serbisë. Delegacionin e Kosovës po e udhëheq guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, ndërsa delegacionin serb po e drejton Petar Petkoviq.