“Botet dhe trollet digjitale të Kurtit frikësojnë tepër shumë Brukselin”: Vuçiq harron se Twitter-i i kishte mbyllur mijëra llogari propagande të SNS-së
Në Bruksel kanë “tepër shumë frikë nga botet dhe trollat digjitalë të Prishtinës”, ka thënë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke e dhënë për “fakt të kryer” se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sipas tij, “ka një mjet të fuqishëm në duar” të ndikimit të opinionit publik në rrjete sociale.
“Janë një forcë speciale që frikëson Brukselin”, tha Vuçiq në një intervistë në Tanjug.
“Dhe, janë një mjet fantastik në duart e Albin Kurtit. Brukseli ka aq shumë frikë nga botet, trolllet apo sido që t’i quani. Sepse ata mendojnë se përfaqësojnë opinionin publik. Ndërsa njerëzit tanë nuk i perceptojnë si konkurrencë serioze. Ata gjithmonë shohin të thonë diçka keq për njerëzit tanë”, tha Vuçiqi.
Kujtojmë se për “bote dhe trolle digjitale” vetë platforma asokohe Twitter, kishte mbyllur mijëra llogari të rreme vite më parë të cilat i kishte identifikuar me Partinë Përparimtare Serbe dhe të angazhuar në luftë digjitale dhe propagandë për këtë parti.