"Bosnja shet në Kosovë por nuk blen" - NACIONALE

"Bosnja shet në Kosovë por nuk blen"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Produktet e mishit në Kosovë nuk ia dalin të futen në tregin e Bosnje-Hercegovinës ndërsa prodkte të tilla nga BeH janë nëpër rafte të shitoreve në Kosovë, shkroi Radio Evropa e Lirë shërbimi në gjuhën boshnjake në një artikull të titulluar “Bosnja shet por nuk blen në Kosovë”.

Dhe kjo pavarësisht se të dy shtetet janë pjesë e marrëveshjes rajonale të njohur si CEWFTA, e cila synon lehtësimin e tregtimit në Ballkanin Perëndimor, rikujton mediumi.

Bosnja-Hercegovina si shtet mosnjohës i pavarësisë së Kosovës rrjedhimisht nuk ia njeh as certifikatat veterinare të shënuara me Republika e Kosovës. REL thotë se i kanë dërguar pyetje të giitha autoriteteve në BeH në lidhje me këtë por se nuk kanë pranuar përgjigje.

Nga viti 2018 deri në prill 2023, Kosova ka importuar produkte nga Bosnja dhe Hercegovina në vlerë rreth 240 milionë euro, sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës. Përveç qumështit dhe produkteve të mishit, nga Bosnja në Kosovë hyjnë edhe pijet, alkooli, produktet e drurit, qeramika, qelqi, lodrat etj.

Në të njëjtën periudhë, Kosova ka eksportuar produkte në vlerë prej rreth 48 milionë euro në Bosnje dhe Hercegovinë. Mes tyre janë kryesisht druri, produkte plastike, pëlhura dhe rroba të punuara me dorë.

Lajme të ngjashme