Borrelli thotë se udhëheqësit e BE-së do të bëjnë thirrje për armëpushim të qëndrueshëm në Gaza - NACIONALE

Borrelli thotë se udhëheqësit e BE-së do të bëjnë thirrje për armëpushim të qëndrueshëm në Gaza

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha të enjten se udhëheqësit e vendeve të BE-së do të bëjnë thirrje për një armëpushim të qëndrueshëm në Gaza në samitin e tyre në Bruksel.

“Sot [e enjte], këshilli shkon shumë më larg” se muajve të kaluar, tha Borrelli para samitit. “Do të kërkojmë një armëpushim të qëndrueshëm, sigurisht do të kërkojmë edhe liri për pengjet, por duke shfaqur shqetësim të fortë për situatën e njerëzve në Gaza, e cila është e papranueshme” – shtoi ai, raporton gazeta "The Times of Israel".

Borrelli i bëri thirrje Izraelit që të bëjnë më shumë që më shumë ndihma të arrijnë në Gaza dhe tha se shpreson që udhëheqësit e BE-së do ta shtrojnë të njëjtën kërkesë.

“Ata [banorët e Gazës] po vdesin urie, prandaj shpresoj se këshilli do t’i dërgojë një porosi të qartë Izraelit, ndaloni së bllokuari, ndaloni se parandaluari ushqimin që të shkojë në Gaza dhe kujdesuni për civilët. Sigurisht, Izraeli e ka të drejtën për t’u mbrojtur, jo për t’u hakmarrë” – tha më tej kryediplomati evropian.

Lajme të ngjashme