Borrell: Rusia ta lirojë menjëherë gazetaren e REL-it Alsu Kurmasheva - NACIONALE

Borrell: Rusia ta lirojë menjëherë gazetaren e REL-it Alsu Kurmasheva

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, ka kërkuar nga Rusia që të lirojë menjëherë gazetaren Alsu Kurmasheva, e cila ndodhet në paraburgim në Rusi për një periudhë prej dy muajsh.

“BE-ja u bën thirrje autoriteteve ruse ta lirojnë menjëherë gazetaren Alsu Kurmasheva, e cila përballet me një dënim deri në 15 vjet burgim, për kryerjen e punës së gazetares”, tha Borrell.

“Autoritetet ruse duhet ta garantojnë sigurinë e gazetarëve dhe të drejtën e tyre për lirinë e shprehje, e jo t’i përndjekin ata”, ka thënë Borrell tutje.

Kurmasheva - gazetare në selinë qendrore të REL-it në Pragë të Republikës Çeke me dyshtetësi, amerikane dhe ruse - kishte udhëtuar për në Rusi në maj për shkak të një emergjence familjare, shkruan REL.

Lajme të ngjashme