Borrell: Po mbështesim Ballkanin Perëndimor
Shefi i diplomacisë së BE-së, Joseph Borrell, ka vlerësuar se BE-ja ka qenë, është dhe do të vazhdojë të jetë e përkushtuar për përmirësimin e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE-ë.
Në një intervistë për gazetën malazeze Vijesti, Borrell ka theksuar se edhe pse Samiti i BE-së nuk solli rezultate për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, BE-ja nuk do ta harrojë këtë rajon.
Borrell ka deklaruar BE-ja do të vazhdojë mbështetjen e saj politike, teknike dhe financiare për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për t’i ndihmuar të avancojnë reformat kyçe politike.
“Progresi në prioritetet e reformave duhet të çojë në integrimin më të ngushtë të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, punën për integrimin e përshpejtuar dhe “futjen graduale” në politikat individuale, programet dhe tregun e BE-së”, është shprehur Borrel/tch/