Borrell: Paqja në rajon mund të arrihet vetëm përmes normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka theksuar rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë si një hap kritik drejt stabilitetit dhe paqes në rajon.
Në takimet e ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, Borrell u theksojë se dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve duhet të jenë qendra e përpjekjeve për të siguruar një rajon të qëndrueshëm dhe paqësor.
“Stabiliteti i qëndrueshëm dhe paqja në rajon mund të arrihet vetëm përmes normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Rruga drejt kësaj çon përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja.” – tha Borrell në X.
I met separately in the margins of #MSC2024 with @predsednikrs and @albinkurti.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) February 17, 2024
Sustainable stability and peace in the region can only be achieved through normalisation of relations between Kosovo and Serbia. The path towards this leads through the EU-facilitated Dialogue. pic.twitter.com/zt7DAb9060