Borrell njofton për bisedën me Kurtin: Do të punojmë drejt një normalizimi të marrëdhënieve
Përfaqësusi i lartë i BE-së, Joseph Borrell, ka pasur dje një telefonatë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Borrell për këtë ka njoftuar edhe në rrjete sociale. Aty ka thënë se po punohet për të shkuar drejt një normalizimi gjithëpërfshirës.
“Diskutim i mirë me kryeministrin Albin Kurti për hapat e ardhshëm në dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Sigurimi i stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor është edhe më i rëndësishëm në kontekstin aktual gjeopolitik. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve”, ka shkruar Borrell në Tëitter.
Për këtë bisedë ka njoftuar mbrëmë edhe Zyra e Kryeministrit.