Borrell: Nëse nuk do të kishte marrëveshje, më 1 shtator mund të shpërthente kriza në Veri - NACIONALE

Borrell: Nëse nuk do të kishte marrëveshje, më 1 shtator mund të shpërthente kriza në Veri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, thotë se mund të kishte krizë në veri të Kosovës nëse nuk do të kishte marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dokumentave.

Këtë deklaratë, Bollerll e bëri gjatë një interviste për transmetuesin publik austriak ORF.

Marrëveshjen e 27 gushtit, Borrell e ka cilësuar lajm të mirë.

“Ne operojmë në modalitetin e parandalimit të krizave. Kriza mund të kishte shpërthyer më 1 shtator nëse nuk do të kishim arritur një marrëveshje për kalimin e kufijve. Ky është një lajm i mirë”, ka thënë ai.

Borrell është shprehur shpresëplotë që do të arrihet edhe dakordimi për çështjen e targave.

“Jam i bindur se mund ta zgjidhim edhe këtë”, ka thënë me optimizëm Borrell.

Lajme të ngjashme