Borrell mirëpret marrëveshjen për deskalim: Presim hapa të mëtejshëm pozitivë
Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, shprehu vlerësimin e tij për përkushtimin e Kosovës ndaj marrëveshjes së fundit që synon uljen e tensioneve.
Në një postim në Twitter, Borrell tha se "mirëpret përkushtimin e Kosovës ndaj marrëveshjes" dhe inkurajoi hapa të mëtejshëm pozitivë në këtë drejtim.
"E mirëpres përkushtimin e Kosovës ndaj marrëveshjes që arritëm në hapat e parë për deskalim. Presim që Kosova të ndërmarrë hapa të mëtejshëm pozitivë dhe të vazhdojë të përparojë në këtë drejtim. Ne do të vazhdojmë të punojmë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja me palët me Miroslav Lajçak," - ka thënë ai.
I welcome Kosovo's commitment to the arrangement we reached on first steps for deescalation. We expect #Kosovo to take further positive steps and continue to advance in this direction.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) July 12, 2023
We will carry on working in the EU-facilitated dialogue with the parties with @miroslavlajcak