Borrell dorëzon raportin për masat, s’dihet nëse ka rekomanduar heqjen e tyre
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell raportohet se e ka dorëzuar raportin e tij mbi mundësinë e heqjes së masave të vendosura kundër Kosovës para më shumë se një viti.
“RTK” raporton se kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Ende nuk dihet se çka përmban raporti dhe nëse kryediplomati evropian ka rekomanduar heqjen e masave.
Ajo që dihet, sipas mediumit publik, është se ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së do ta diskutojnë nesër raportin në fjalë.