Borg: Vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi dhe implementimi janë kyçe, OSBE mbështet përpjekjet
Ministri i Jashtëm i Maltës, njëherit kryesues i OSBE-së, Ian Borg ka kërkuar përparim në dialogun Kosovë-Serbi, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Sipas “EO”, në një konferencë për media gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, ai ka thënë se vazhdimi dhe implementimi janë kyç dhe se OSBE mbështet të gjitha përpjekjet.
“Pata kënaqësinë të takohesha me presidenten Osmani dhe u fokusuam në partneritetin tonë të deritanishëm. Diskutuam edhe rëndësinë e dialogut të lehtësuar nga nga BE, rëndësinë që ka për sigurinë e të gjithë rajonit. Vazhdimi i dialogut dhe implementimi janë kyç, duke ju ripërkushtuar dialogut dhe vazhdimit të zbatimit të marrëveshjeve të arritura është një që që kërkon shumë progres, OSBE qëndron e gatshme që të mbështesë të gjitha përpjekjet. Kemi pasur edhe bashkëbisedim mbi mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të të gjithë komuniteteve, mbete një fushë afatgjate e interesim dhe angazhimit të OSBE-së në Kosovë.” – u shpreh ai.
Vlen të theksohet se Borg aktualisht është në një takim me kryeministrin Albin Kurti.
Borg ka nisur vizitën e tij në Kosovë gjatë ditës së sotme, derisa paraprakisht u takua edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryediplomaten Donika Gërvalla.