Borell konfirmon takimin ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit - NACIONALE

Borell konfirmon takimin ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borell, i ka konfirmuar ftesën për presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për t’u takuar më 18 gusht në Bruksel.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se në këtë takim do të diskutohet për rrugën përpara të procesit të dialogut në mes të dy vendeve.

Po ftoj presidentin e Serbisë, Vuçiq, dhe kryeministrin e Kosovës, Kurti, në Bruksel më 18 gusht, për të diskutuar për rrugën përpara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, ka shkruar Borrell.

Lajme të ngjashme