Bordi i Trepçës e liron nga detyra kryeshefin Kurti, por pse? - NACIONALE

Bordi i Trepçës e liron nga detyra kryeshefin Kurti, por pse?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një njoftim në Facebook, Bordi Mbikëqyrës i Ndërmarrjes “Trepça” ka treguar se e ka liruar nga detyra kryeshefin ekzekutiv, Bashkim Kurtin, i cili ishte përzgjedhur kohë më parë.

Në këtë njoftim, tregohet se Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka anuluar vendimin për përzgjedhjen e kryeshefit ekzekutiv.

“Megjithatë, Bordi Mbikqyrës është i prirur të respektojë vendimet e gjyqësorit dhe si rrjedhojë në takimin e mbajtur me datë 02.08.2024, bazuar në Vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë C.nr.661/24 ka anuluar e Vendimin e datës 11.01.2024 për përzgjedhjen e Kryeshefit Ekzekutiv” – shkruhet në njoftim.

Tutje, në këtë njoftim tregohet edhe për një vendim tjetër.

“Për më tepër, në këtë takim ka analizuar situatën në dhe rreth ndërmarrjes Trepça Sh.A. dhe njëherësh ka emëruar z. Faton Ahmetin U.D Kryeshef Ekzekutiv nga pozita e që ishte duke ushtruar si Zëvendes Kryeshef Ekzekutiv” – thuhet aty.

Lajme të ngjashme