Bordi i RTK-së shpall konkurs për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm, nuk diskuton për lajmin e rremë
Bordi i RKT-së dje ka marrë vendim për shpalljen e konkursit për pozitën së drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.
Në këtë mbledhje, që është shpallur konkursi edhe për një pozitë tjetër të lartë, nuk është diskutuar fare për publikimin e lajmit të rremë të Slobodna Bosna në RTK, ku etiketon dy media në Kosovë.
“Bordi i RTK-së me gjashtë vota për, shpall konkurs për pozitën e drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së; Bordi i RTK-së me pesë vota, shpall konkursin për pozitën e u udhëheqësit të Njësisë të auditimit në RTK; Bordi i RTK-së diskuto raportin e punës për muajin korrik 2024”, thuhen në vendim e Bordit.
