Bora e madhe paralizon një pjesë të Nju Jorkut
Një stuhi e rrezikshme e borës paralizoi disa pjesë veriore dhe perëndimore të Nju Jorkut të premten, duke sjellë reshje me trashësi mbi 120 centimetra në disa pjesë. Bora u fajësua për vdekjen e dy personave, të cilët ishin ngujuar përderisa ishin duke e hequr borën.
Reshjet më të dendura ishin në pjesën jugore të qytetit. Shërbimi Kombëtar i Motit raportoi reshje prej një metri për një ditë në shumë vende përgjatë fundit lindor të Liqenit Erie. Më së shumti pati në Parkun “Orchard” (168 centimetra).

Shkollat janë mbyllur, ndërsa shumë fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar “Buffalo Niagara” janë anuluar, raporton agjencia “Associated Press”.

Reshjet u fajësuan për vdekjen e dy personave, tha zyrtari për distriktin Erie, Mark Poloncarz, duke thënë se këto raste ishin të lidhura “me ngjarje kardiake nga tendosja gjatë heqjes së borës me lopatë”.
