Bombardimi i Iranit, Haradinaj: Kosova qëndron fuqimisht pranë ShBA-së - NACIONALE

Bombardimi i Iranit, Haradinaj: Kosova qëndron fuqimisht pranë ShBA-së

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, u ka dhënë mbështetje sulmeve amerikane mbi Iranin.

Ai ka bërë me dije se Kosova qëndron fuqimisht dhe pa mëdyshje pranë aleatit strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se liria për popullin iranian është më afër se kurrë.

“Liria për popullin iranian është më afër se kurrë. Në këto momente vendimtare për paqen dhe stabilitetin global, lidershipi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dëshmuar edhe njëherë vendosmërinë dhe forcën e tij të pakontestueshme në mbrojtje të vlerave universale të lirisë dhe demokracisë. Kosova qëndron fuqimisht dhe pa mëdyshje pranë aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në krah të paqes, sigurisë dhe rendit demokratik ndërkombëtar. Ne besojmë fuqishëm se liria dhe demokracia do të triumfojnë. Historia ka treguar se kur kombet e lira qëndrojnë së bashku, asnjë sfidë nuk është e pakalueshme”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme