Bojkotimi i studiove televizive, Çitaku: VV-ja nuk mundet me i ikë 9 shkurtit
Anëtarja e Partisë Demokratike, Vlora Çitaku, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të mund ta shmangë procesin e zgjedhjeve të 9 shkurtit, pas raportimit të Nacionales se kjo parti ka vendosur ta bojkotojë Pressing-un, Debat Plusin dhe Rubikonin.
“VV mundet me vendosë me i ikë debatit në studio televizive.
Por, VV nuk mundet me i ikë 9 shkurtit.” – ka shkruar Çitaku në Facebook.