Bojkoti i VV-së, dështon sërish formimi i Komisionit Hetimor për Rezervat Shtetërore
Ka dështuar përsëri konstituimi i Komisionit Hetimor për Rezervat Shtetërore.
As në mbledhjen e sotme të komisioni nuk kanë marrë pjesë deputetët e VV-së, duke bërë që ky komision të dështoi për të pestën herë radhazi.
Kryesuesi i këtij Komisioni, Rashit Qalaj, është shprehur i shqetësuar me veprimin e partisë në pushtet.
Deputeti i PDK-së ka treguar se kanë kërkuar ndihmën e Zyrës Ligjore të Kuvendit për t`i udhëzuar se si të veprohet pas bojkotimit të vazhdueshëm të deputetëve të VV-së.