Bojkoti i seancës nga VV-ja, Tahiri: Është turp i madh - NACIONALE

Bojkoti i seancës nga VV-ja, Tahiri: Është turp i madh

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlament të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar ashpër VV-së, e cila sot ka braktisur mbledhjen e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të shqyrtohet një rezolutë mbështetëse për Policinë e Kosovës.

Në adresimin e tij, Tahiri ka thënë se veprimi i VV-së është i turpshëm.

Sipas tij, në këtë ditë spektri politik do të duhej të ishte unik.

Sot vendi ynë më shumë se kurrë do të duhej me tregu unitet për Policinë e Kosovës. I kemi në vijën e parë të frontit , janë njerëzit e parë që jetën e tyre e vejnë në rrezik ashtu siç ndodhi me Afrim Bunjakun. Andaj, me nejtë duarkryq dhe me i ikë një seance të tillë sot për mbështetjen e Policisë së Kosovës, siç po e shihni këtë sallë boshe nga VV, është turp i madh”, ka thënë Tahiri.

Lajme të ngjashme