Bojkoti i referendumit, Ugljanin: Lista Serbe dhe bashkësia ndërkombëtare duhet ta mbajnë fajin
Rreth bojkotit thuajse absolut të djeshëm për largimin e kryetarëve shqiptarë – legalë ndonëse jo legjitimë – në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe dhe dështimit konsekuent të procesit, “Lista Serbe dhe bashkësia ndërkombëtare duhet ta mbajnë fajin”, ka thënë Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin, siç e citoi KoSSeV.
Gjendjen e tanishme – pas dështimit të referendumit – Ugljanin e vlerëson si “thellim të krizës politike” në rajonet veriore; teksa ka kritikat për bashkësinë ndërkombëtare rreth procesit të inicimit të referendumit.
“Duke pasur parasysh se (Lista Serbe) ka një ndikim të madh politik në vetë komunitetin, shihet pamundësia e qytetarëve, para së gjithash nga komuniteti serb, të cilët duhet të marrin përsipër obligimet e tyre, duke pasur parasysh se ligji për vetëqeverisje lokale u mundëson atyre që të kujdesen për qytetarët dhe qytetarët nga komunitetet joshumicë si komunitet shumicë dhe nuk e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë”, tha ai.