Boiken Abazi për videon Rama-Kurti: Ata që të prekin shumë kanë dëshirë të të kontrollojnë - NACIONALE

Boiken Abazi për videon Rama-Kurti: Ata që të prekin shumë kanë dëshirë të të kontrollojnë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivisti nga Shqipëria i Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi, ka komentuar raportet në mes të kryeministrit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

Pas videos që është publikuar sot në Berlin, ku Rama shihet duke ia mbyllur sytë Kurtit, ai është ankuar që kryeministri shqiptar po e prek si shumë me duar kryeministrin kosovar.

Sipas tij, ata që të prekin shumë e në mënyrë të tepruar kanë shumë dëshirë të të kontrollojnë.

Pas ‘përqafimit prej boksieri’ dhe tërheqjes rrugës prej qafe, tani prekje edhe në stilin hapa-dollapa... Kaq shumë prekje me duar nuk ia ka bërë asnjë politikani tjetër nga Kosova. Thonë që ata që të prekin shumë e në mënyrë të tepruar, vend e pa vend, kanë dhe shumë dëshirë të të kontrollojnë. E ky, nga që s'e kontrollon dot me fjalë, duket qe e tenton fort me duar”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme