Bogdanoviq kërkon falje për krimet e Serbisë në Kosovë: Të ndërtojmë themele të reja të miqësisë
Boban Bogdanoviq, kryetar i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, ka shkruar një shkrim në rrjetin social “X” në lidhje marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve.
Sipas politikanit që njeh pavarësinë e Kosovës, shqiptarët dhe serbët kanë një përgjegjësi të madhe.
“Shqiptarët dhe serbët kanë një përgjegjësi të madhe!
Ne duhet të ndërtojmë themele të reja të bashkëpunimit dhe miqësisë sonë!
Unë gjithmonë do t'i kërkoj falje popullit shqiptar për krimet e kryera në emër të Republikës së Serbisë nga kriminelët e Millosheviqit dhe Vuçiqit dhe do të kërkoj falje!” – shkroi ai në gjuhën angleze dhe shqipe.
Shqiptarët dhe serbët kanë një përgjegjësi të madhe!
— Boban Bogdanović (@GenSecRespond) November 20, 2023
Ne duhet të ndërtojmë themele të reja të bashkëpunimit dhe miqësisë sonë!
Unë gjithmonë do t'i kërkoj falje popullit shqiptar për krimet e kryera në emër të 🇷🇸 nga kriminelët e Millosheviqit dhe @avucic dhe do të kërkoj falje! https://t.co/bAw8u1Pq3D