Blinken në Tiranë, ShBA-ja e quan “partner kyç në Ballkan” Shqipërinë
Tashmë është konfirmuar, sekretari i Shtetit, Antony Blinken pritet që të vizitojë javën tjetër Shqipërinë.
Përmes një komunikate për media, Departamenti amerikan i Shtetit ka konfirmuar këtë vizitë, e cila pritet të fillojë më 14 shkurt.
Ndërkohë, në këtë komunikatë thuhet se “Shqipëria është partner kyç për stabilitet në Ballkan”.
“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken do të udhëtojë në Tiranë, Shqipëri dhe Mynih, Gjermani, nga 14-17 shkurt. Në Tiranë, Sekretari Blinken do të riafirmojë fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë, një partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe një aleat i fortë në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.” – thuhet aty.