Blinken dhe Scholz përshëndesin votimin e propozimit francez - NACIONALE

Blinken dhe Scholz përshëndesin votimin e propozimit francez

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Votimi pro i propozimit francez në parlamentin maqedonas, i ka hapur rrugë nisjes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.

Pas këtij votimi ka reaguar edhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken, i cili ka përshendetur këtë vendim, ndërsa pohoi se i njohin kompromiset e vështira që kanë sjellë deri në këtë pikë.

“Ky vendim vjen në një moment kritik për Maqedoninë e Veriut, Ballkanin Perëndimor dhe Evropën. Një Bashkimi Evropian që përfshin të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të jetë më i fortë dhe më i begatë,” – thuhej në deklaratën e tij ku bëhej thirrje të punohet me vrull në hapat e ardhshëm.

Ndërsa Kancelari gjerman Olaf Scholz iu drejtua Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut duke siguruar dy vendet se i duan si pjesë të Bashkimit Europian.

Ai premtoi se do të jenë pranë gjatë gjithë rrugës ndërsa përgëzoi votën e parlamentit maqedonas.

Lajme të ngjashme