Blinken: As nuk ishim të vetëdijshëm, as të përfshirë në vrasjen e Haniyeh-ut - NACIONALE

Blinken: As nuk ishim të vetëdijshëm, as të përfshirë në vrasjen e Haniyeh-ut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Antony Blinken, tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara nuk ishin të përfshira në vrasjen e kreut të Hamasit, Ismail Haniyeh, dhe e ritheksoi rëndësinë e një armëpushimi në Gaza.

“Kjo është diçka për të cilën ne nuk ishin të vetëdijshëm ose të përfshirë. Është shumë vështirë që të spekulohet” – tha kryediplomati amerikan gjatë një interviste në Singapor, raporton agjencia “Reuters”.

“Kam mësuar gjatë shumë vjetëve që kurrë të mos spekuloj për ndikimin që një ngjarje mund të ketë mbi diçka tjetër” – shtoi ai, kur u pyet për ndikimin që vdekja e figurës së lartë të Hamasit mund të ketë ndaj luftës në Gaza.

Më tej, Blinkeni, që është duke qëndruar në Azi nga fundi i javës së kaluar, tha se një armëpushim dhe lirimi i pengjeve që po mbahen në Gaza janë vendimtare dhe se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë gjithçka që këto dyja të ndodhin.

“Është e rëndësishme në mënyrë jetike që me shpresë t’I vendosim gjërat në një rrugë më të mirë për paqe më të qëndrueshme dhe për siguri më të qëndrueshme, prandaj ky fokus mbetet” – tha sekretari Blinken.

Lajme të ngjashme