Blerta Deliu ia ripublikon Kurtit videon e famshme: Fisi është për dasma - NACIONALE

Blerta Deliu ia ripublikon Kurtit videon e famshme: Fisi është për dasma

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka ripostuar një video të kryeministrit Kurti gjatë fushatës së kaluar, e cila u bë virale për shkak të deklaratave të tij.

Kur të bëhet ministër dikush a zv/ministër a, deputet a kryeministër a drejtor a çkado që të bëhet edhe në komunë nesër pasnesër mundet me u bë vetëm ai person… jo me shku me krejt fisin aty. Fisi është për dasma, s’ka dasma nëpër ministria” – deklaronte Kurti atë botë.

Në postimin e kësaj videoje, Deliu komentoi shkurt: "Fisi është për dasma".

Kujtojmë që një nga premtimet parësore të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë fushatës zgjedhore, si dhe një nga ankesat kryesore gjatë kohës që kjo parti ishte në opozitë, ishte lufta kundër nepotizmit, jo punësimi partiak dhe familjar në institucionet e Kosovës. Megjithatë, gjatë qeverisjes së kësaj partie janë raportua dhjetëra raste të punësimeve të dyshimta të personave të lidhur me partinë në pushtet.

Lajme të ngjashme