“Blerje e votës përmes parasë publike”: PDK kundër ndryshimeve buxhetore - NACIONALE

“Blerje e votës përmes parasë publike”: PDK kundër ndryshimeve buxhetore

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se grupi parlamentar nuk i mbështet ndryshimet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2025.

Ai në Kuvendin e Kosovës ka thënë se po bëhet keqpërdorimi i parasë publike, dhe po blehet vota e qytetarëve,

“Çfarë po thoni? Këtu nuk është ekip i përbashkët. Këtu nuk është ekip për organizatat buxhetore. Këtu është një situatë që, asnjëherë në 26 vjet pas lufte, nuk e kemi pasur. As mos e pafsha, se keq është.

Çfarë po thoni? Pa treguar mirë dhe krejt qartë nga vijnë mjetet, thoni: shtoni edhe rreth 122 milionë euro para publike, duke na dhënë mundësinë që, në mënyrë abuzive, ta bëjmë keqpërdorimin e parasë publike, për ta thjeshtësuar — ta bëjmë blerjen e votës përmes parasë publike. Edhe këtë në një procedurë të përshpejtuar.

Prandaj, bazuar në të gjitha veprimet paraprake, për shumë ligje e procedura ku nuk keni treguar bashkëpunim dhe seriozitet, dhe që janë në kundërshtim me transparencën, llogaridhënien dhe procedurat se si sillen ligjet në Kuvend, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës nuk e mbështet”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme