Blerim Sallahu në rolin e prokurorit: Pse nuk janë intervistuar Hashim Thaçi e Kadri Veselit për “Syrin e Popullit”
Zv/ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, i njohur për deklaratat skandaloze lidhur me Prokurorinë në Kosovë, e ka marrë rolin e prokurorit.
Ai ka pyetur pse nuk janë intervistuar Hashim Thaçi e Kadri Veseli për ‘Syrin e Popullit’.
Postimi:
Pse nuk është thirr Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli për intervistim nga PSRK, kur në Gjykatë në cilësinë e dëshmitarëve patën dhënë deklaratë të rrejshme nën betim kinse Albin Kurti dhe Glauk Konjufca kanë qenë të lidhur me organizatën inekzistente “Syri i Popullit”?
Deklaratat e tyre të rrejshme janë të transkriptuara dhe kanë qenë pjesë e kallëzimit penal kundër tyre.
Dhënia e deklaratave të rreme nën betim është vepër penale.