Blerim Ramadani në arrest shtëpiak deri në pritje të vendimit për ekstradim ose jo në Serbi
Blerim Ramadani, ish-pjesëtar i UÇK-së, i cili është arrestuar në Maqedoni të Veriut me urdhërarrest të lëshuar nga Serbia të cilët e ngarkojnë me pretendime për krime të kryera gjatë luftës, është liruar nga paraburgimi dhe i është vendosur masa e arrestit shëtpiak deri në vendimin nëse i njëjti do të esktradohet në Serbi ose jo.
“Pas kërkesës së personit Blerim Ramadani, Gjykata Themelore e Tetovës e zëvendëson masën e paraburgimit efektiv me masën arrest shtëpiak deri në ekstradim në Republikën e Serbisë”, kanë thënë Gjykata në Tetovë.