Blerim Latifi jep komentin e tij për vizitën e gjatë të Kurtit në Greqi: I dashuruar në filozofi
Profesori i filozofisë, Blerim Latifi, ka komentuar vizitën e gjatë të kryeministrit Albin Kurti në Greqi. Ai e ka lidhur një vizitë të tillë me "dashurinë e Kurtit për filozofinë".
Në fakt, Kurti nuk po merr pjesë në ndonjë simpozium të filozofisë.
Ai po qëndron në Greqi prej datës 5 korrik, derisa dihet që ka marrë pjesë në Tavolinën e Rrumbullakët të mbajtur nga The Economist prej 5 deri më 7 korrik. Dihet po ashtu se po merr pjesë në Simpoziumin e Symit që ka nisur dje, më 11 korrik. Se çka ka bërë Kurti nga data 7 e deri më 11 korrik, ende nukdihet.
Ky është komenti sarkastik i z. Latifi:
Po thonë se Kurti nuk është kthyer ende nga Greqia, edhe pas shumë ditësh të qëndrimit atje. Na e kemi kryeministrin të dashuruar në filozofinë, e kush dashurohet në filozofinë, e ka pasion të veçantë edhe atdheun e saj, Greqinë, gërmadhat antike të saj, nga Partenoni i Athinës tek Orakulli i Delfit. Prandaj është rrezik që një pjesë të caktuar të vitit kryeministri ynë ta kalojë në Greqi.
