Blerim Isufaj sërish në krye të Prokurorisë Speciale
Blerim Isufaj është zgjedhur sërish Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Ai është votuar me 9 vota për, dhe 1 kundër nga Këshilli Prokurorial, raporton Nacionale.
Mandati i Isufajt është për 4 vjet.
Isufaj kishte pasur më së shumti pikë nga komisioni i KPK-së, dhe ankesat e kandidatëve Naim Abazi dhe Atdhe Dema, janë rrëzuar.