Blakaj: Nënkryetari i Kuvendit të Serbisë është i dyshuar për vrasjen e 2 mijë civilëve në Kosovë
Drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj ka thënë se brigada “549”, drejtor i së cilës ishte Bozhidar Deliq, dyshohet se ka vrarë dy mijë civilë në komunat e Suharekës, Rahovecit dhe të Gjakovës.
Krimi më i madh, Blakaj në Klan Kosova ka bërë të ditur se ishte ai në Mejë, ku u vranë mbi 365 civilë.
“Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi kanë bërë kallëzim ndaj Bozhidar Deliqit dhe ndaj 10 personave të tjerë për krimet e kryera më 25 mars 1999-të në Tërrnjë të Suharekës. Në territorin nën përgjegjësinë e kësaj brigade janë kryer krime të shumta. Dhe ne kemi thënë që 2 mijë njerëz janë vrarë në komunat Suharekë, Rahovec dhe Gjakovë. Por, krimi më masiv është ai i Mejës ku mbi 365 civilë shqiptarë, nga forcat serbe. Në mesin e tyre ka vepruar edhe brigada “549”, ka thënë ai.
Ndryshe, Bozhidar Deliq është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Serbisë.