BKS e ndryshon ngjyrën e stikersave
Kanë nisur të lëshohen për qarkullim stikersat e ri nga Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve. Për këtë vit, stikersat do të jenë me ngjyrë të gjelbër.
Sipas Byrosë Kosovare të Sigurimeve, ndryshimi i ngjyrës ka për qëllim të vetëm lehtësimin e punës së Policisë së Kosovës, pra për të dalluar nga distanca automjeteve që dalin në komunikacion pa një policë të sigurimit
“Përndryshe implementimi i stikersave ka dhënë rezultate të dukshme duke ulur numrin e automjeteve të paregjistruara në vendin tonë. Ky projekt mbulohet nga kompanitë e sigurimit që janë biznese 100 % private. Pra, qytetaret nuk paguajnë asnjë cent për stikersin që e vendosin në xhama të automjeteve të tyre”, thuhet në njoftimin e Byrosë.
Kujtojmë se në lidhje me stikersat gjatë vitit 2021 ishte hapur një debat i madh pasi që Ministria e Infrastrukturës e udhëhequr nga Liburn Aliu fillimisht kishte vendosur që për këto stikersa qytetarët të paguanin nga 5 euro.