“Bixhoz me fatin e vendit”: Peci paralajmëron pasoja në rast të mosmiratimit të marrëveshjes për Bordin e Paqes
Analisti Lulzim Peci ka deklaruar se mosmiratimi në Kuvend i marrëveshjes për Bordin e Paqes mund të rrezikojë stabilitetin e Kosovës.
Këto komente ai i bëri në RTV 21, duke theksuar se një veprim i tillë do të përbënte “bixhoz me fatin e vendit”.
“Kjo është me ia fut drejt në sy gishtin administratës së SHBA-së, e tash nëse do dikush këtu me lujt këtë lojë, atëherë duhet me përsërit dikë që ka thënë është kah bën bixhoz me fatin e vendit edhe në një kohë kur jo rastësisht është vënë në diskutim tërheqja e trupave amerikane prej Evropës, duke përfshirë edhe Kosovën, e tash nashta dikush do me u tërheq trupat amerikane prej Kosovës, edhe mandej e shohim çka po bëhet me neve e mandej flasim për sovranitet…”, ka thënë ai.
Peci shtoi se nëse kjo marrëveshje nuk kalon në Kuvend, kjo do të nënkuptonte tërheqje nga Bordi i Paqes.