Bislimi uron Sinanin për postin e Kryetarës së Preshevës - NACIONALE

Bislimi uron Sinanin për postin e Kryetarës së Preshevës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi ka uruar Ardita Sinanin e cila u zgjodh kryetare e Komunës së Preshevës.

“Bashkëpunimi do të jetë i pandashëm dhe së bashku do të angazhohemi maksimalisht të hapim mundësi të reja për të ndihmuar bashkëkombasit tanë atje. Është thelbësore që të garantojmë mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të përmirësojmë kushtet socio-ekonomike dhe politike për të gjithë shqiptarët në rajon. Vetëm përmes përpjekjeve të përbashkëta do të mund t'i tejkalojmë sfidat dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë.” – është shprehur ndër të tjera Bislimi.

Sinani kishte ushtruar edhe detyrën e këshillarës së Kryeministrit Kurti.

E plotë:

Në zgjedhjet e fundit Presheva zgjodhi në krye të Komunës Ardita Sinanin, të cilën e përgëzoj për fillimin e marrjes së detyrës. Qytetarët atje treguan një vullnet të qartë politik dhe të modelit me anë të të cilit duan të shohin komunën e tyre duke u qeverisur.

Bashkëpunimi do të jetë i pandashëm dhe së bashku do të angazhohemi maksimalisht të hapim mundësi të reja për të ndihmuar bashkëkombasit tanë atje. Është thelbësore që të garantojmë mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të përmirësojmë kushtet socio-ekonomike dhe politike për të gjithë shqiptarët në rajon. Vetëm përmes përpjekjeve të përbashkëta do të mund t'i tejkalojmë sfidat dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Andaj, ky është një moment i rëndësishëm për shqiptarët e Preshevës, të cilët përmes udhëheqjes së Arditës do të kenë mundësi të njohin ndryshime pozitive dhe të prekshme për Preshevën.

Urime Kryetare Sinani!

Urime Preshevë!

Lajme të ngjashme