Bislimi udhëton për në Pragë, do të takohem me kryediplomatin çek - NACIONALE

Bislimi udhëton për në Pragë, do të takohem me kryediplomatin çek

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri i Parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar për një vizitë dy ditore në Çeki.

Përmes një komunikate për media, Qeveria ka treguar për takimet që Bislimi do t’i zhvillojë atje.

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar për në Pragë, në Republikën Çeke, ku gjatë ditës së sotme dhe të nesërme do të ketë takime me Ministrin për Punë Evropiane të Republikës së Çekisë, Mikuláš Bek dhe zëvendësministrin për Punë Evropiane dhe këshilltar i Kryeministrit të Republikës së Çekisë për Politika të Jashtme dhe të Sigurisë Tomáš Pojar”, është thënë në komunikatë.

Lajme të ngjashme