Bislimi tregon se Vuçiq s'deshi të takohej me Kurtin më 19 korrik - NACIONALE

Bislimi tregon se Vuçiq s'deshi të takohej me Kurtin më 19 korrik

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka treguar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk ka dashur të takohej me Kurtin më 19 korrik siç ishte folur.

Bislimi tha se Vuçiq e kishte arsyetuar mostakimin me një vizitë të presidentit egjiptian në Serbi.

Ideja e takimit trilateral ka qenë që të përgatitet terreni për një takim të radhës, për këtë javë, mbase nesër mes dy krerëve të shtetit, po ashtu kjo ka dështuar për shkak të mosgatishmërisë së zotëri Vuçiq që të shkojë në Bruksel. Zotëri Kurti është deklaruar i gatshëm që sa më shpejtë të fillojë diskutimi për marrëveshjen gjithëpërfshirëse, por Vuçiq ka nxjerr si arsyetim vizitën e presidentit të Egjiptit i cili pritet të qëndrojë tri ditë në Serbi”, ështe shprehur Bislimi.

Lajme të ngjashme