Bislimi takon të dërguarin e posaçëm të MB për Ballkanin Perëndimor: Diskutohet për dialogun me Serbinë - NACIONALE

Bislimi takon të dërguarin e posaçëm të MB për Ballkanin Perëndimor: Diskutohet për dialogun me Serbinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sir Stuart Peach, i dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, u prit nga Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrimin Evropian, Zhvillimin dhe Dialogun.

Në njoftimin e ZKM-së thuhet se gjatë këtij diskutimi, Bislimi ka ripërsëritur përkushtimin dhe konstruktivitetin e tij të vazhdueshëm për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë që nga fillimi i mandatit, me fokus në marrëveshjen përfundimtare dhe njohjen reciproke.

Duke pasur parasysh krizën globale që ka përfshirë Evropën, Peach shprehi gatishmërinë e tij për të ndihmuar aty ku ishte e mundur.

“Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se për Kosovën, Mbretëria e Bashkuar ka qenë dhe vazhdon të mbetet aleat i fuqishëm dhe përfshirja e tyre në proceset me rëndësi nëpër të cilat po kalon vendi, është pozitive për ne si shtet. Z. Peach theksoi që Mbretëria e Bashkuar do ta përkrahë Kosovën nga pozita ku ndodhet, sidomos në kuadër të aleancës së NATO-s.” njoftohet përmes komunikatës.

Lajme të ngjashme