Bislimi takon kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme të Hungarisë, flasin për procesin e integrimit evropain
Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi ka takuar kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme të Hungarisë, Zsolt Nemeth, në kuadër të vizitës zyrtare në Budapest.
Në këtë takim u biseduan një sërë temash në mesin e të cilave edhe kultivimi e fuqizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë e rritja e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
“Zëvendëskryeministri Bislimi e njoftoi Nemeth me situatën e aktualitetin në vend si dhe zhvillimin e progresin që ka njohur vendi ynë përgjatë tri viteve të fundit. Në dritën edhe të presidencës hungareze të Këshillit të Bashkimit Evropian prej 1 korrikut, zëvendëskryeministri trajtoi dhe përkushtimin e objektivat e Republikës së Kosovës në procesin e integrimit evropian”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.
“Duke e falënderuar për takimin, pikëpamjet dhe idetë e shkëmbyera, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu mirënjohjen për Nemeth, për mikpritjen dhe çështjet e adresuara”, thuhet në njoftim.