Bislimi takoi ambasadorin Hovenier, diskutojnë për procesin e dialogut - NACIONALE

Bislimi takoi ambasadorin Hovenier, diskutojnë për procesin e dialogut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Siç ka njoftuar Bislimi, në këtë takim është disktuar mbi prosecin e dialogut.

Postimi i plotë:

Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës jemi aleatë në vlera dhe partnerë në qëllime.​

Në takimin me ambasadorin Hovenier, u riafirmua partneriteti i ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Diskutuam mbi procesin e dialogut të fasilituar nga BE dhe rrugën përpara, si vijimësi edhe nga vizita e z. Escobar.

Kosova vazhdon të mbetet palë aktive, me ide në proces, konstruktive, me vullnetin, gatishmërinë dhe përkushtimin për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme, për normalizim të plotë të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër.

Lajme të ngjashme