Bislimi takohet me ambasadorin Italian, i flet për heqjen e masave të BE-së
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi të martën është takuar me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.
Sipas një njoftimi nga Qeveria, në takim është folur për marrëdhëniet dypalëshe dhe thellimin e tyre.
Mes tjerash, Bislimi thueht se ka folur edhe për nevojën e largimit të masave ndëshkuese të BE-së, të cilat sërish i ka quajtur të padrejta.
“Më tej zëvendëskryeministri nënvizoi dhe nevojën për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, të cilat vijojnë të jenë të padrejta e të mbeten në fuqi edhe pas konstatimit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell në raportin e tij ku rekomandon që masat duhet të hiqen.” – thuhet në njoftim.