Bislimi shpalos të pathënën se pse BE-ja nuk e dëshiron vettingun e plotë - NACIONALE

Bislimi shpalos të pathënën se pse BE-ja nuk e dëshiron vettingun e plotë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se Bashkimi Europian brengoset që sistemi gjyqësor në Kosovë do të bllokohej nga një proces i plotë i vettingut.

“Nuk po dua të hyj këtu në debat sepse edhe tema për vettingun dhe Komisionin e Venedikut lidhet me krejt diçka tjetër. Lidhet me bindjet e Bashkimit Europian që në gjyqësi ka aq shumë korrupsion sa që nëse hyhet në vetting të plotë, bllokohet gjyqësia”, tha ai.

Ai ka thënë se që 20 vite është ndërtuar nga këto qeveri një system gjyqësor i tejetkorruptuar.

“Do të thotë nuk lidhet me ndonjë sukses ose shkelje, por është me faktin se është ndërtu për 20 vjet nga këto qeveri një sistem gjyqësor i tejkorruptuar – kjo është brenga – dhe shpresa e tyre apo bindja që qaq shumë janë të korruptuar sa që me shumë pak intervenime, këta filtrohen. Si t’ia nisësh me pasurinë, këta bijnë menjëherë. E qaty është problemi”, tha Bislimi.

Lajme të ngjashme