Bislimi realizon vizitë në ShBA, takohet me disa zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit - NACIONALE

Bislimi realizon vizitë në ShBA, takohet me disa zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka përfunduar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarë të lartë amerikanë dhe pjesëtarë të diasporës shqiptare.

Gjatë vizitës, Bislimi ka qenë i pranishëm në takime në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku është takuar me "me Drejtoren për Çështjet e Evropës Qendrore dhe Jugore, Colleen Hyland dhe Drejtorin e lartë për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare të administratës Biden, ambasadori Michael Carpenter.".

Bislimi njoftoi gjithashtu se pati mundësinë të takohej me Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Ballkanin Perëndimor në Departamentin Amerikan të Shtetit, Alexander Kasanof.

Lajme të ngjashme