Bislimi reagon për pankartën kërcënuese të tifozëve të Zvezdës: Vuçiq ishte në tribuna - NACIONALE

Bislimi reagon për pankartën kërcënuese të tifozëve të Zvezdës: Vuçiq ishte në tribuna

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar pas një panakarte kërcënuese të tifozëve nacionalistë të Crvena Zvezdës.

Aty thuhej “Kur do të kthehet ushtria në Kosovë”. Sipas Bislimit, në tribuna ka qenë edhe presidenti serb, dhe ky grup tifozësh dërgon mesazhe që Vuçiq nuk dëshiron t’i thotë publikisht.

Postimi:

Mbështetësit ultras të Crvena Zvezda "Delije" shfaqën një pankartë ku citohet "Kur do të kthehet ushtria në Kosovë" gjatë një ndeshjeje miqësore kundër klubit italian Fiorentina.

E gjithë kjo ndërkohë që edhe Vuçiq ishte i pranishëm në tribuna. I gjithë aparati shtetëror është ndërtuar në Serbi për median, sportin, artin, kulturën, shkencën që të përdoren për mjete propagandistike dhe për të nxitur dhunën, terrorin, tensionet dhe luftën.

3Delije shpesh dërgon mesazhe që Vuçiq nuk mund ose nuk dëshiron t'i thotë publikisht. Ai ka nevojë për akte të tilla për të ushqyer urrejtjen dhe nacionalizmin etnik në opinionin publik.

Lajme të ngjashme