Bislimi reagon pas sulmit me gurë ndaj autobusit të Kosovës në Serbi
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar pas sulmit me gurë ndaj autobusit të kompanisë “Turist Kosova e Re” në Serbi.
Përmes një postimi në Twitter, Bislimi ka shkruar se për këtë rast janë njoftuar autoritetet serbe, por të njëjtat nuk kanë ndërmarrë ndonjë veprim.
“Dënojmë ashpër sulmin e planifikuar ndaj autobusit nga Kosova, gjatë daljes nga autostrada në Serbi. Autoritetet serbe janë informuar për sulmin, por nuk është ndërmarrë asnjë veprim. Ky mosveprim mund të interpretohet lehtësisht si ftesë e nënkuptuar për akte të tilla të tmerrshme”, ka shkruar Bislimi.
Të shtunën rreth orës 18:50, autobusi i kompanisë “Turist Kosova e Re” është sulmuar në rrugën Nish-Leskovc”.
Pas këtij sulmi, kompania ka deklaruar se autobus ishte duke u kthyer nga Zvicra në Kosovës dhe se në të ishin 20 udhëtar, që të njëjtit kishin shpëtuar pa lëndime.
Sipas tyre sulmi është kryer nga dy persona të maskuar.
We strongly condemn the planned attack towards a Kosovar bus, while exiting a highway in Serbia. Serbian authorities have been informed about the attack, but no actions were taken. This inaction could be easily interpreted as implicit invitation for such horrible acts. pic.twitter.com/f0g90xJFky
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) October 10, 2022
