Bislimi raporton sot para deputetëve të Komisionit për Integrime Evropiane
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, do të raportojë sot para deputetëve të Komisionit për Integrime Evropiane.
Para tyre, Bislimi do të raportoj për “ratifikimin e Marrëveshjes së Partneritetit për Kornizën Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit (IPA III)”.
Mbledhja e Komisionit filllon në ora 13:00.
RENDI I DITËS
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 14.07.2022;
3. Raportim i z.Besnik Bislimi - Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog;
4. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e “Marrëveshjes së Partneritetit për Kornizën Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit (IPA III), i ftuar z. Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog;
5. Të ndryshme.