Bislimi: Qeveria po përpiqet t’i bindë të gjithë investitorët potencial për investime në Kosovë - NACIONALE

Bislimi: Qeveria po përpiqet t’i bindë të gjithë investitorët potencial për investime në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka folur për përpjekjen e qeverisë për t’i bindur investitorët potencial, për të investur në Kosovë.

Ai në një intervistë për Investment Monitor, ka thënë se narrativa e një vendi me tensione e madhësi të pamjaftueshme tregu, është një histori e së shkuarës.

“Ne po përpiqemi të bindim të gjithë investitorët potencialë që aktualisht janë në kërkim të tregjeve të reja, opsioneve të reja, po zhvendosen nga Azia Lindore ose Rusia, se narrativa e një vendi me tensione, madhësi të pamjaftueshme tregu dhe fuqi blerëse të pamjaftueshme, është një histori e së shkuarës”, ka thënë Bislimi.

Bislimi në këtë intervistë, ka folur edhe për mundësitë që ofron Kosova, për bizneset për dallim nga vendet e rajonit.

Ajo që ne ofrojmë dhe është e ndryshme nga pothuajse të gjitha vendet e rajonit është se bizneset që investojnë në Kosovë do të kenë zero rrezik të kursit të këmbimit pasi që ne përdorim euron”, thotë Bislimi në këtë intervistë.

Lajme të ngjashme