Bislimi publikon letrën që ia shkroi Biden: Krenar dhe i përkushtuar për më shumë punë
Faton Bislimi, aktivist shqiptar në ShBA e dikur deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, ka publikuar letrën që presidenti i ShBA-së, Joe Biden, i ka dërguar atij.
Bislimi e ka cilësuar si nderim të veçantë letrën e Bidenit.
Tutje, ai ka shkruar se fjalët e presidentit Biden janë “vlerësimi më domëthënës” për punën e tij.
“Ekipi im ka ndarë me mua artikullin tuaj, dhe unë deshta t'ju them që deri sa po përfundoj mandatin tim, ju jam mirënjohës juve dhe të tjerëve si ju anekënd për mbështetjen tuaj gjatë katër viteve të kaluara..." shkruan Presidenti Biden në letrën e tij” – ka shkruar Bislimi, ndër të tjera.