Bislimi për takimin me Lajçak në Vjenë: Biseduam edhe për pasaportat e paligjshme të lëshuara nga Serbia - NACIONALE

Bislimi për takimin me Lajçak në Vjenë: Biseduam edhe për pasaportat e paligjshme të lëshuara nga Serbia

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka shkruar në platformën “X” për takimin në Vjenë me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Bislimi ka theksuar se me Lajçakun kanë biseduar disa tema të rëndësishme.

“Biseduam për nevojën e zbatimit të plotë dhe të shpejtë të udhërrëfyesit të energjisë dhe çështjet në lidhje me lirinë e lëvizjes, për letrën e Beogradit për tërheqje nga marrëveshja”, shkruan Bislimi.

Ai shtoi se në takim janë ngritur edhe çështje të tjera lidhur me urgjencën për zbatimin e plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Themelore, duke theksuar se njohja e pasaportave të paligjshme të Serbisë do ta dëmtoj rëndë dialogun.

“Theksova se shtytja e propozimit për njohjen e pasaportave të paligjshme të lëshuara nga Serbia, ndikon negativisht në procesin integrues dhe dëmton rëndë dialogun”, shkroi Besnik Bislimi.

Lajme të ngjashme